Patoanatomia dhe patohistologjia

Misioni i Sektorit  të Patologjisë (SP) është që të sigurojë ne kohe optimale,  rezultate të sakta anatomopatologjike,histopatologjike, imunohistokimike. Me kërkesë nga veterinerët dhe kur përmasat e problemit tregohen të tilla, patologu është në dispozicion për konsultim. Në çdo aktivitet, ne jemi të përkushtuar për njohjen, diagnostikimin, kontrollin e  sëmundjeve te kafshëve.

SP është një pjesë integrale e protokollit diagnostik  në LUV. Kafshët e ngordhura (Delet, dhite, shpendët) mbërrijnë për nekropsi, dhe pas shqyrtimit nga patologu, indet  dërgohen edhe ne sektorët tjerë te LUV për testim të mëtejshëm. SP praktikisht është pjesa më e rëndësishme e diagnozës së përgjithshme në LUV, dhe merret me të gjitha aspektet e diagnozës laboratorike. Kjo pjese merret  posaçërisht me rastet  patologjike me rëndësi dhe interes.

Gjetjet  patologjike  me  interes  diagnostike kanë qenë:

1.    Coenurosis- Cist (coenurus cerebralis) me mure   te holle   ne  hemisferën  e trurit te madh  përfaqëson  formën larvore te shiritit te qenit (dhe kanidëve te tjerë) Tenia  multiceps.




2.    Cisticercosis - Cistet (cisticercus tenuicollis)  ne  melqi  përfaqësojnë   formën larvore te shiritit te qenit (dhe kanidëve te tjerë)  Tenia  hydatigena.




3.    Sarkocistoza-Parazitet e gjinise Sarcocystis  brenda muskujve të ezofagut të dhisë.




4.    Listerioza- mikroabscesi dhe infiltrimi perivaskulare në medulen e deles  jep indikacion  për formën neutrale të listeriozes. Përmes izolimit është konfirmuar bateria  Listeria monocytogenes.




Dërgimi i mostrave në Laboratorin patologjisë


Me qellim që të kemi  rezultate optimale anatomopatologjike dhe histopatologjike, është e domosdoshme  marrja dhe  dërgimi i  mostrat në mënyrë te rregullt.

Mostrat që mund të dërgohen  në Sektorin  e Patologjisë janë: kafshët e ngordhura, kokat për testim ne  tërbim, organet e freskëta dhe mostrat në formalinë.

Kafshët e ngordhura duhet të dorëzohen menjëherë për ekzaminim pas ngordhjes. Mos i  ngrini kufomat për ekzaminim anatomopatologjik!

Mostrat  e organeve te freskëta duhet të vendosen në qese plastike, ne te ftohtë  dhe te transportohen në pako akulli. Mostrat për histopatologji duhet të vendosen në formalinë

Siç përshkruhet më poshtë.


Marrja dhe Ruajtja mostrave  për ekzaminim  Histopatologjik.

A. Marrja e mostrave:

1. Sigurohuni  se mostra është reprezentative dhe përmban lezion te dukshëm.
2. Mostra duhet përveç lezionit  te përfshije edhe  indet normale në skajin e jashtëm.
3. Bëni prerje me një thikë të mprehtë ose bisturi. Mos përdorni gërshërë,  se ato ndrydhin dhe deformojnë mostrën.
4. Përdorimi forcepsit te behet  me kujdes  për të mos deformuar mostrën.
5. Mostra nuk duhet të jetë mbi 0.5 deri 1 cm në trashësi  ashtu qe të jete e mundur   penetrimi adekuat i formalinës dhe mostra te fiksohet.
6. Madhësia  e mostrës nuk është edhe  aq të rëndësishme nëse fiksuesi është përdore ne sasi te mjaftueshme. Në përgjithësi, mostra nuk duhet të jetë mbi 3 cm katror.
7. Të jetë e sigurt se ju do të keni mostrën  e nevojshme për të dorëzuar, mostra duhet përveç lezionit  te përfshije edhe  indet normale në skajin e jashtëm. Një mostër duhet të përfshij psh: bajame, tiroide - paratiroide, mushkëri,  muskujt papilare te barkushe se majte, nyje limfatike bronkiale, mëlçi, veshke,  shpretkë, pankreas, fshikëz urinare,  stomak, zorrët, nyje limfatike mesenteriale.


B. Ruajtja e mostrave:

1. Përdorni formalinës së puferuar fosfatike10%.

Përgatitja e një litre të formalinës se puferuar fosfatike10%.

Formaldehid solucion   (37-40%) 100 ml
Uje i distiluar   900 ml
Monobasic Sodium Phosphate   4.0 g
Dibasic Sodium Phosphate   6.5 g

2. Vendose  10 % farmalinën ne një ene e cila ka  gjerësinë  e grykës gati te  barabartë me diametrin e vet. Kjo është e nevojshme për të lejuar heqjen e lehtë të indeve pasi ato janë fiksuar. .

3. Kur te vendosen  mostrat  në formalinë 10%, siguroj  10 vëllime të fiksuesit për secilin vëllim  te indeve. Kjo do të sigurojë  qe  të gjitha sipërfaqet  e indeve  do të vijnë në kontakt  me fiksuesin.

4. Indet për vlerësimin histopatologjik  asnjëherë  nuk duhet të jene te ngrira. Ngrirja dhe shkrirja prish qelizat dhe shkakton artefakte.

Tërbimi

SP  diagnostikon  tërbimin  gjithashtu ndihmon në kontrollin e tërbimit dhe  tërbimit silvatik.








Suksesi i  vaksinimit oral  te dhelprat  kontrollohet  përmes shënuesit te vaksinës ne eshtra.





 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h