Sektori i Kimisë ushqimore mbetje veterinare dhe analiza të qumështi

Ne shkurt të vitit  2007 në kuadër të LUV ka filluar punën Laboratori i Kontrollës së cilësisë së qumështit,  për procesim teknologjik objektiv e të cilit ishte Monitorimi i kualitetit të qumështit ( njësi bakteriale, qeliza somatike dhe parametra kimik ) për konsume të gjëre ne Kosovë baze e te cilit ka qene Udhezimi administrative 20/2006 per cilësi . Laboratori eshte mbeshtetur nga Projekte USAID - it.

Laboratori është i një rendesie nacionale dhe ka paraqit   per here të pare ne vitin 2007  te dhëna per cilesisne  e qumështit ne Kosove






Ne vitin 2009- 2010 veprimtaria e këtij laboratori ka filluar te zgjerohet,  kanë filluar testet e para për prezencën e antibiotikëve në qumësht, dhe ka lind nevoja qe puna të vazhdoj edhe në një laborator tjetër ne kuadër te LUV-it, ku  me vone janë  zyrtarizuar si  dy sektorë si Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare dhe Sektori i analizave të qumështit.


 
Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare është  i një rëndësie të veçantë në kontrollin e cilësisë së ushqimit, kontaminantëve dhe mbetjeve veterinare në ushqimin me prejardhje shtazore dhe ushqim te kafshëve.

 Ne kuadër të  një pilot projekti ,  laboratorët e këtij sektori kanë  testuar rreth 1000 mostra të qumështit , 200 mostra të vezëve dhe 200 mostra të  mishit për prezencën e antibiotikëve.
Janë  kryer rreth 700 mostra  për mykotoksinën  në  qumësht ( AFM1) ku me këtë  metodë  sektori ka marrë  pjesë  edhe në  test të proficiencës në  vitin 2010 dhe ka arritur rezultate të  knaqëshme . Gjatë vitit 2012  janë përgatitur metodat për Parametrat fiziko kimik  për testim te ushqimit me prejardhje shtazore ne harmoni me ISO standardet.

Sfera e aktivitetit:



Materiali për testim:


Menaxhimi i Cilësisë

Ky sektor  ka marr përsipër

Sektori  është mbështetur nga  Projekti i Binjakëzimit të ekspertëve Gjerman dhe Lituanez gjatë vitit 2010-2011 për përgatitjen e dokumentacionit bazë për akreditim sipas    ISO 17025.

Në vitin 2013  Sektori ka paraqit dokumentacionin  dhe kërkesën për Akreditimin e disa metodave, ku ne vitin 2014  edhe është akredituar

Gjatë vitit 2013 sektori ka testuar mostra për prezencën e Mykotoxinave në ushqim dhe ushqim të kafshëve ( Rasti i shpërthimit me Mykotoxina  i vitit 2013 në rajon) dhe ka paraqit  të   dhëna  për mostrat e testuar.



Paraqitje e rezultateve të mostrave  të testuar  në bazë të pranisë së analitit AFB1 në qumësht dhe produkte te qumështit .


 
Objektiv  i  Sektorit te Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare ka qenë që  të jet në gjendje,  të aplikoj edhe metodat që të konfirmoj rezultatet e testuara me aparaturën moderne që e posedon   ( HPLC, LCMSMS, GCMS).

Gjatë vitit 2016-2018  edhe Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare  ka  pas mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit , ku fokusi ka qenë përgatitje e stafit për punë me GCMS, HPLC dhe LCMS si dhe Validimi i Metodave ne baze te Udhëzimit Administrativ 13/2016 – kriteret e përformancës se metodave analitike - ( EU 657/2002) .

Falë bashkëpunimit me këtë projekt stafi i këtij Sektori ka qëndruar ne Gjermani – Institute për testimin e ushqimit me prejardhje shtazore.

Metodat që përdoren  ne Sektorin e Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare


         
Laboratorët e Sektorit te Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare për kontrollin  e kualitetit të ushqimit   është riakredituar sipas standardet ISO 17025 dhe është i autorizuar të kryejë testimeve  të ushqimit me prejardhje shtazore .

Testet qe kryhen ne Laboratorët e Sektorit  kryhen  sipas legjislacionit dhe rregulloreve aktuale që përcaktojnë cilësinë e ushqimit me prejardhje shtazore. Laboratorët e këtij sektori kryejnë teste:

Llojet e testimeve te cilat kryhen ne SKUMV

Nr.

Metoda testuese

Matrixi

Metoda e Akredituar

1

Yndyra %

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

2

Proteina %

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

3

Perqindja e ujit te shtuar %

Në  qumësht

PO

4

Aciditeti SH

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

5

Densiteti cm3

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

6

Mbetja e thate totale %

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

7

Mbetja e thatë pa yndyrë %

Në  qumësht dhe produkte të qumështit

PO

8

Yndyra %

Në  mish dhe produkte të mishit

PO

9

Lagështia %

Në  mish dhe produkte të mishit

PO

10

Proteina %

Në  mish dhe produkte të mishit

PO

11

Mbetja e thate totale %

Në mish

PO

12

Proteina % 

Në mish dhe produkte

PO

13

Sbstancat antibakteriale -Beta-laktamet (Penicilin G, Ampiciline, Amoxiciline)

Në qumësht

PO

14

Përcaktimi i mbetjeve antibakteriale – Beta-laktamet (Sulphoneamide)

Në vezë

PO

15

Aflatoxin M1

Në qumësht dhe produkte

PO

16

Chloramphenicol

Qumësht, vezë, mish dhe mjaltë

PO

17

Aflatoxin B1

Në drithëra  dhe ushqim të kafshëve

PO

18

Freskia e vezeve

Vezë

PO

19

Percaktimi i mbetjeve antibakteriale

Mish

PO

20

DES - Diethylstilbesterol ( Denoestrol,Hexoesterol)

Muskul dhe urinë

PO

21

Dexamethasone ( betamethasone,Prednisolone)

Urinë

JO

22

Zeranol

Urinë

JO

23

Zearalenone

Urinë

JO

24

Clenbuterol 

Urinë

JO

25

Cimbuterol

Urinë

JO

26

AOZ -3amino 2-oksadolizone

Muskul

JO

27

AMOZ- 3 amino --methylmorfolino 2-oksazolidone

 

Muskul

JO

28

Dapson

Qumësht

JO

29

Beta laktame 

Mjaltë

JO

30

Sulfonamide

Mish, qumësht, vezë dhe mjaltë

PO

31

Tetracycline

Veze , Mjaltë

PO

32

Quinolone

Qumësht, vezë dhe mish

PO

33

Macrolides

Mish dhe vezë

JO

34

Colistin 

Vezë

JO

35

Ivermectin

Mish dhe qumësht

JO

36

Dormaectin

Mish dhe qumësht

JO

37

B1+B2+G1+G2

Ushqim me prejardhje shtazore

JO

38

Ochratoxin

Drithëra, kafe etj.

JO

39

Percaktimi i mbetjeve antibakteriale  - Multi metod

Në ushqimin me prejardhje shtazore

JO

40

Pesticidet organoklorure  - Multi Metod

Në ushqim me prejardhje shtazore

JO

41

Antihelemtiket - HPLC

Qumësht

PO

42

Acidet yndyrore

Në qumësht dhe produkte

JO

43

Fipronil 

Në vezë

JO

44

Prezenca e sheqerit total 

Në mjaltë

JO

45

Perqushmeria elektrike  

Në mjaltë

JO

46

Lageshtia

E mjaltit

JO

47

Hidroxy methylfurfurali

Në mjaltë

JO

48

Percaktimi i PAH 

Në mish

JO

49

Përcaktimi i akrylamidave

Në produkte konditorike  dhe çipsa

JO

50

Përcaktimi i aditiveve  ( Acidit benzoik,sorbatin e kaliumit)

Në bukë, sallatë, pije

JO



Metodat qe aplikohen për këto testime ne Sektorin e Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare:


Laboratori për testimin  e mbetjeve dhe ndotësve( kontaminatev) është akredituar sipas standardit ISO / IEC 17025 dhe është emëruar laborator për kryerjen e programit kombëtar të monitorimit të Republikës së Kosoves  për kontrollin e mbetjeve dhe ndotësve në ushqime me origjinë shtazore, sipas Këshillit të BE-së Direktiva 96/23 / EC.



Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h