Fitosanitar

Në kuadër të Drejtorisë së Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si njësi organizative, funksionon edhe Shërbimi Fitosanitar Kufitar.

Shërbimi Fitosanitar Kufitar (IFK) detyrat dhe përgjegjësitë i implementon duke u bazuar në bazën ligjore ( ligje, rregullore, udhëzime administrative dhe akteve tjera nënligjore), të cilat hartohen nga ministritë përkatëse gjithnjë  në mbështetje të stafit profesional të AUV-së.

Shërbimi Fitosanitar Kufitar ka numrin me të madhe të aktiviteteve krahasuar me njësitë tjera organizative brenda AUV-së.  Aktivitetet kanë të bëjnë me kontrolle zyrtare të rregullta në Pikat Inspektuese Kufitar, e qe përmes tyre IFK ka për qellim: mbrojtjen e shëndetit bimor, identifikimin si dhe marrjen e masave parandaluese të hyrjes, vendosjes dhe përhapjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinë në bimë dhe produkte bimore në territorin e Republikës së Kosovës.

Përveç detyrave dhe obligimeve ligjore të cekura si me lartë, Inspekcioni Fito-Sanitar Kufitar, benë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujt ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së, “Vendim për zbatimin e kontrollit sipas listës së përcaktuar të mallrave për kontrolle veterinare dhe fitosanitar në P.I.K-Pike Inspektuese Kufitare “ (http://auv-ks.net/repository/docs/2016_04_22_135514_S42BW-415121411280.pdf) si dhe në bazë të TARIK Kodit qe specifikon kontrollin e detyrueshëm të mallrave në raste të importi apo kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës (TARIK kodi- https://dogana.rks-gov.net). Sistemi i Harmonizuar i Kodeve i quajtur “TARIK” shfrytëzuar nga Dogana e Kosovës cakton llojet e mallrave që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar kufitar. LO2 është kontroll Fitosanitar Kufitar.

AUV-ja ka te instaluar aplikacionin on-line për procedimin e kërkesave për kontrolle në formë elektronike, gjë që e lehtëson edhe punën e stafit por edhe të  palëve te tjera te interesit. (https://auv.rks-gov.net/sq/PhytosanitaryService/List).

Shërbimi Fitosanitar Kufitar, aktivitetet dhe përgjegjësit e veprimit qe ka kryesisht bazohen në këto akte Ligjore:
1.    Ligji NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN E BIMËVE;
2.    Ligji Nr. 2004 / 13 PËR MATERIALIN FIDANOR;
3.    Ligji NR. 2003/10 PËR FARËRAT NË KOSOVË;
4.    Ligji NR. 2003/22  MBI PLEHRAT ARTIFICIALE;
5.    Ligji Nr. 04/L-041 PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT;
6.    Ligji Nr. 03/L-042 I PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE;
7.    Ligji Nr. 03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR;
8.    Ligji Nr. 03/L-016 PËR USHQIMIN;
9.    Ligji NR. 04/L-114 PËR PASURIMIN E MIELLIT;
10.    Ligji Nr. 02/L-8 PËR VERËRAT;
11.    Ligji NR. 03/L-119 PËR PRODUKTET BIOCIDE;
12.    Ligji NR. 03/L-065 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR;

Si dhe shumë udhëzime administrative dhe akte tjera nen ligjore, e te cilat një pjesë e madhe janë të shfrytëzueshme përmes web faqes së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, e po ashtu edhe përmes faqes elektronike të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (www.mbpzhr.net).


Shërbimi Fitosanitar Kufitar, gjithnjë në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive qe dalin nga baza ligjore e cekur me lartë, por jo vetëm, kryen këto aktivitete :
1.    Parandalimi i hyrjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm në bimë, produkte bimore dhe në objekte të tjera dhe masat për luftimin apo zhdukjen e tyre. ( Lista I. A; Lista I.A. 1; Lista II. A;  Lista II. A. I, po ashtu  ndalon  importin i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të përcaktuara në listën III. A. Ligji NR. 04/L-120 për Mbrojtjen e Bimëve dhe direktivës 200/29 EC )
2.    Parandalon hyrjen dhe përhapjen e organizmave të përcaktuar sipas: Lista III. A.; Lista III. B; Lista IV. A; Lista V. A. I Ligji Nr. 04/L-120.
3.    Inspektimin e bimëve, produkteve bimore dhe produkteve ushqimore me origjinë bimore, në pikat kufitare të Republikës se  Kosovës, si dhe kontrolli i dokumentacionit përcjellës;
4.    Inspektimi i prodhimeve jo ushqimore me origjinë bimore dhe dokumentacionit përcjellës në pikat kufitare të Republikës së Kosovës;
5.     Inspektimi në kufi të agroimputeve ( farës, plehrave artificiale si dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve- PMB-ve), duke verifikuar dokumentacionin, validitetin  licencave të importit të kompanive që merren me import, si dhe lejon vetëm produktet qe janë në listën nacionale apo regjistrin e lejuar për import dhe qarkullim në territorin e R.Kosoves;
6.    Organizimi i inspektimit në kufi të produkteve tjera të përcaktuara me kodin TARIK
7.    Kontrollimi i dokumentacionit përcjellës –certifikatat fitosanitare, certifikatave shëndetësore dhe te origjinës), licencave dhe lejeve te importit , faktuarës etj;
8.    Inspektimi vizuel, ekzaminime të ndryshme, inspektimin e mjeteve te transportit ,mallit dhe ambalazhit etj;
9.    Mostrimi, përgatitja e mostrave për analiza ;
10.     Kryerja e shërbimeve fito sanitare kufitare dhe bashkëpunimi me institucionet relevante në kufi (Dogana dhe Policia e Kosovës).

Për realizimin e gjithë kësaj, stafi i AUV-së, kanë bashkëpunim të ngushtë me Doganën dhe Policinë e Kosovës, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, takime dhe shkëmbim të rregullt të informatave, e po ashtu edhe me një numër të madh të laboratorëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Te dhëna shtesë me te detajuara rreth procedurave të kontrollit fitosanitar kufitar, për importues të ndryshëm dhe palët tjera të interesit, do të jenë te qaseshme dhe të shfrytëzueshme përmes informatorit  për “Procedura të Kontrollit Fitosanitar Kufitar”, të cilin mund ta gjeni në faqen elektronike të AUV-së. www.auv-ks.net, tek dritarja: Kontrolli kufitar - Fitosanitar.

Të gjitha këto aktivitete në Pika të Kontrollit kufitar kryhen përmes inspektoreve Fitosanitar Kufitar, të cilët punojnë në çdo dite pune (e hëne – e shtune) nga ora: 08:30h deri 16:30h.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h