Sektori i Higjienës së Ushqimit me prejardhje shtazore
Sektori i Higjienës së Ushqimit me prejardhje shtazore, udhëhiqet nga shefi i sektorit dhe ka këto përgjegjësi:
- Hartimi i politikave për kontrollin e higjienës së ushqimit me prejardhje shtazore, përfshirë prodhimin, përpunimin, paketimin, ripaketimin, deponimin, transportin, tregtimin, importin dhe eksportin e ushqimeve dhe lëndës së parë,
- Përcaktimi i procedurave për aprovimin dhe regjistrimin e subjektëve afarist që mirren me prodhimi, përpunimin, paketimin, pergatitjen, dhe tregtimin e ushqimit me prejardhje shtazore,
- Auditimi i sistemeve të vetëkontrollit në subjektët që merren me prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe distribuimin e produkteve me prejardhje shtazore në harmoni me legjislacionin në fuqi,
- Pergatitja e legjislacionit për përcaktimin e kërkesave higjijenike në aspektin e shëndetit publik, sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, etiketimit të ushqimit, dhe kërkesave të tjera sipas ligjeve nacionale dhe BE, siç janë kërkesat për ushqime tradicionale dhe gjeografikisht të mbrojtura,
- Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave për inspektimin e kafshëve para, gjatë dhe pas therjes,
- Hartimi i planeve nacionale për kontrollet zyrtare,Verifikimi i sistemeve të vetëkontrollit dhe gjurmimit të ushqimit në subjektët që merren me ushqim,
- Pergatitja e formave dhe përmbajtjes se certifikatave shëndetësore për ushqimin me prejardhje shtazore,
- Hartimi i pyetësorëve të kontrollit për operatorët e biznesit me ushqim,
- Përpilimi i plan- programeve për trajnimin e inspektorëve në fushën e higjienës së ushqimit me prejardhje shtazore,
- Përpilimi i planit të përgjithshëm për menaxhimin e krizave në aspektin e sigurisë së ushqimit me prejardhje shtazore,
- Përpilimi i planeve për lajmërim dhe reagim të shpejtë në rastet e rrezikut me ushqim me prejardhje shtazore, bashkëpunimi me sistemin RASFF,
- Përpilimi i strategjisë së komunikimit për informim të konsumatorit, shoqatave të konsumatorëve dhe palëve të tjera - të interesuara për çështjet e sigurise dhe cilësisë së ushqimit me prejardhje shtazore,
- Pranimi dhe vlerësimi i ankesave të konsumatorëve,shoqatave të tyre, dhe personave të tjerë për çështjet e sigurise dhe cilësisë së ushqimit me prejardhje shtazore,
- Certifikimi i produkteve dhe dërgesave ushqimore për tregtim.
Në kuadër të këtij sektori, janë këto pozita:
Zyrtar i higjienës së mishit dhe peshkut,
Zyrtar për higjienën e qumështit, mjaltit dhe vezëve, dhe
Zyrtar për certifikimin e produkteve.