Sot u festua dita e patates

Tani me është bërë traditë qe vendi ynë feston ditën e patates falë biznesit të suksesshëm qe ka krijuar kompania Pestova nga Vushtrria. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoritet qe kontrollon  këtë kompani, në të gjitha fazat nga prodhimi i farës deri tek produkti final duke vazhduar me përpunimin dhe paketimin e produkteve qe dalin nga patatja është mbështetëse përmes mekanizmave të kontrollit dhe analizave si një ndikues direkt në ngritje të nivelit të sigurisë dhe cilësisë se produkteve. Kjo kompani tani ka arritur të bëhet eksportuese ne shumë vende të botës, ku përmes certifikatave shëndetësore qe lëshohet nga autoriteti,  patatet dhe nënprodukte e patates të kësaj kompanie janë të besueshme për sigurinë dhe cilësinë qe ofrojnë.

Sot në ketë ditë feste ishte prezent edhe Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Valdet Gjinovci i cili në këtë rast u shpreh, do të vazhdojmë të ju mbështesim përmes kontrollit qe ne ushtrojmë, fillimisht duke ju siguruar farë cilësore, me trupat inspektuese do të jemi në çdo kohë ne teren për të monitoruar gjendjen shëndetësore të bimës gjatë zhvillimit dhe në funde për ta pajisur produktin final me certifikatë shëndetësore ku gjithmonë ne radhë të par garantohet siguria e produktit, jo vetëm kaq ne jemi edhe ne fabrikën e juaj përpunuese të patatinave ku sigurisht nga lënda e par e shendosh me një kujdes të mirë gjatë prodhimit edhe produkti final vazhdon të jetë cilësor i gatshëm per konsum. Ai me tutje tha: jam i lumtur dhe lirisht mund të ju quaj lider i rajonit në ketë fushë, emri kësaj kompanie sot njihet dhe kërkohet nga të gjithë.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h