Nis vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit

Sot për të gjashtën herë radhazi nisi fushata e vaksinimit kundër sëmundjes se ‘’Tërbimit’’, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje në tërë Ballkanin Perëndimor. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si përfituese e këtij projekti është përgjegjëse për ndikim në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje. Kafshët e egra e kryesisht dhelprat konsiderohen si bartës kryesor i kësaj sëmundje e cila mundë të transmetohet edhe të qenet dhe njeriu, e cila mund të jetë pasoja fatale. Në vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të regjistrua me ketë sëmundje. Gjithmonë falë mbështetjes se vazhdueshme qe po marrim nga Bashkimi Evropian i cili edhe ne ketë rast është financues i projektit.  

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr Valdet Gjinovci, fillimisht, falënderoj në radhë të parë Komisionin Evropian si financues të projektit. Falë mbështetjes se tyre jemi duke përfituar për vite radhazi një projekt i cili ka ndikim të madhe ne shëndet të kafshëve,  e i cila pastaj derivon në shëndetin e përgjithshëm publik në vendin tonë. Pa kafshë të shëndosha nuk mund të ketë shëndet të mirë për njerëzit. Ne jemi të predispozuar gjatë gjithë jetës me kafshë ato i përdorim herë si shoqërues e herë jemi si konsumues të produkteve të tyre. Andaj shëndeti i tyre ka ndikim direkt tek ne. Vaksinimi qe po bëhet sot është masa me mirë preventive, ne po ndikojmë direkt ne burim të rrezikut andaj vlerësoj qe kjo është forma më e mirë për ta çrrënjosur një rrezik.

Projekti do të zgjas dy vite dhe kam një vlerë prej një milion euro. Në projekt janë të përfshira blerja e vaksinave karrem, qe kap një shifër prej afër një milion e gjysme vaksina dhe shpërndarje e tyre përmes aeroplanëve. Vaksinat do të shpërndahen kryesisht ne zonat malore në gjithë territorin e Kosovës. Kjo fazë e parë do të zgjas 3 ditë dhe do të shpërndahen 250 mijë doza dhe faza e dytë për ketë vite është planifikuar të ndodh në vjeshtë.    

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h