Mbajtës të qenve, kujdes gjatë kohës se zhvillimit të projektit ’’Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak’’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, se ka filluar projekti ’’Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak’’, Andaj të gjithë qytetarët mbajtës të qenve, të cilat i mbajnë si kafshë shoqëruese, për nevojat e tyre shtëpiake apo të fermave (qen me pronar). Lusim qe gjatë, gjithë kohës sa zgjatë projekti i cili është  paraparë të përfundoj në Prill 2021, ti mbajnë nen mbikëqyrje qenet e tyre. Në të kundërtën ku do qe hasen në rrugë apo hapësira tjera të lirë. Do të trajtohen si qen endacak. Për të gjitha trajtimet qe u bëhen Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe praktikat veterinare të kontraktuara nuk mbajnë përgjegjësi.

Projekti parasheh: zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe ne raste të veçanta eutanazinë kur qeni vlerësohet si dyshimtë për përhapje të ndonjë sëmundje apo rrezik fizik.  ( për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen do të shënjohen me numra identifikues të cilët do të jen lehtë të identifikueshëm.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h