Kosova me Shqipërinë, pa barriera në tregtim të produkteve ushqimore

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës Dr. Valdet Gjinovci, priti në takim Presidentin e Qendrës së Eksportuesve Shqiptar z. Alban Zusi i cili njëherit është edhe  drejtor në Albanian Food Industry. Qëllim i takimit ishte njohja me fushëveprimet e dy organizatave përfaqësuese për të shikuar mundësitë për lehtësime tjera, në procedura për shkëmbime tregtare të produkteve ushqimore mes dy vendeve. Duke shkëmbyer informata nga secili sektor, prodhues përpunues apo tregtues se ku mund të bëhet më shumë që të ndjehen bizneset sikur brenda janë duke shitur brenda një tregu.

Z. Gjinovci sigurojë se kemi raporte miqësore të shëndosha me Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit në Shqipëri. Mbi secilin problem që shfaqet në baza ditore reagojmë që të tejkalohet pa pasur nevojë të ndjekjes së procedurave protokollare. Tani pothuajse janë eliminuar në masë të madhe dhe tregtimi është duke vazhduar pa ndonjë problem. Po ashtu ne kemi bashkëpunim edhe ndihmesë me njëra tjetrën në shkëmbim informatash edhe rreth transiteve gjë që po punojmë si për biznese po ashtu edhe për konsumatorët t’a bëjmë më të mirën që të kemi sa më shumë lëvizjes të prodhimeve mes dy vendeve e njëkohësisht ato të jenë të sigurta për konsum. Secili sektorë prodhues apo përpunues është duke avancuar dhe është duke u rritur sasia e prodhimit, kjo dëshmon se ato po kërkohen në treg  gjë që neve n’a benë të  lumtur se do të kemi më shumë produkte tona për konsum.

Presidenti Zusi, falënderoj për pritjen dhe mbështetjen e dhënë. Ai ishte i njohur tashmë me punët që bën autoriteti i AUV-së, ai lavdërojë punën dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Kryeshefit. Ai tutje tha që nga pozita e re që kam do të mundohem që njëkohësisht t’i mbështes të gjitha bizneset ushqimore jo vetëm ne Shqipëri por edhe në Kosovë. Në secilin rast që vërehet ndonjë pengesë andej apo këndej kufirit do t’a diskutojmë hapur dhe do gjejmë zgjidhje. Do të mbajmë takime e forma tjera të hulumtimit për të avancuar tutje, që t’a bëjmë tregun një mes dy vendeve, e bashkërisht prodhuesit me bashkëpunimet e tyre duke ndihmuar njeri tjetrin të depërtojmë edhe në tregjet e jashtme. Cilido që ka mundësinë t’a ndihmojë tjetrin pa rezervë.    
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h