Kontroll me i rreptë në tregtim dhe përdorim të Preparateve për Mbrojtjen e Bimëve

Me datat 5 dhe 6 Maj 2020, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, janë mbajtur  dy takime në të cilat është kërkuar të ngritët ndërgjegjësimi i të gjithë akterëve të përfshirë në aktivitetet me preparatet e mbrojtjes së bimëve (pesticide, herbicide, insekticide dhe biocide). Drejtoria e Shëndetit Publik, kërkoi nga inspektorët fitosanitarë të dy sektorëve të AUV-së, si të brendshëm edhe atyre kufitarë të rrisin nivelin e kontrolleve të këtyre preparateve gjatë importit, tregtimit dhe përdorimit të tyre.

Nga inspektorët kufitarë u kërkua që të ushtrojnë kontroll me të lartë për të verifikuar dokumentacionin ,deklarimin dhe etiketimin, afatet e përdorimit, regjistrimin e preparateve dhe udhëzimet e përdorimit të secilës ngarkesë të importuar dhe gjithsesi nga inspektorët fitosanitarë të brendshëm, ndërgjegjësim për kontrollin e  mënyrës së vendosjes në treg dhe përdorimit të këtyre preparateve.

Pas takimeve të brendshme të autoritetit u pasua me  takim me kompanitë importuese të preparateve për mbrojtjen e bimëve me të cilët përveç rregullave të lartpërmendura të cilat duhet zbatuar u diskutuan nevojat dhe vështirësitë me të cilat përballen bizneset e tyre. Për arsye të natyrës dhe përmbajtjes së këtyre preparateve të rëndësishme për bujqësi por edhe  kujdesit të cilin duhet përkushtuar në përdorimin, ruajtjen dhe tregtimin  e tyre, bashkërisht u akorduam për ndërmarrjen e masave shtesë për monitorimin e procedurave të kontrollit të preparateve gjatë importit dhe tregtimit por edhe të vlerësimit të gjendjes së përgjithshme në veprimtarinë e ndërlidhur me këto preparate.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h