AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË, PREZANTOI TË ARRITURAT NË VIDEO TAKIMIN E ORGANIZUAR NË KUADËR TË NËNKOMITETIT PËR BUJQËSI DHE PESHKATARI PRANË KOMISIONIT EVROPIAN

Me datë 14 Maj 2020, Drejtori Ekzekutiv z. Valdet Gjinovci se bashku me stafin mbajtën takim online nëpërmes video prezantimit, ku raportoi për të arriturat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të detyrimeve tona sa i takon MSA-së, duke ju përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga ana e ekspertëve të Komisionit Evropian të Nënkomitetit për Bujqësinë dhe Peshkatarinë.

Sa i takon pjesës së agjencisë në veçanti për këtë nënkomitet të bujqësisë dhe peshkatarisë, janë dhënë përgjigjet e çështjeve të sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Fokusi i diskutimeve ka qenë për temat e listuara, që ne si autoritet duhet t’i përmbushim dhe po i përmbushim në kuadër të detyrimeve që dalin nga MSA, të cilat janë:

• Transferimi i inspektorëve veterinar, fitosanitar dhe sanitar nga niveli lokal në nivelin qendror respektivisht në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë;

• Ngritja e mëtejme e lehtësirave sa i takon kontrolleve veterinare dhe fitosanitare në importin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore;

• Mostrimi dhe vlerësimi i rrezikut në pikat e kontrollit kufitar dhe përdorimi i TRACES;

• Përforcimi i sigurisë së ushqimit dhe kontrolleve fitosanitare, situatës epidemiologjike lidhur me sëmundjet e bimëve dhe masat e kontrollit dhe ç’rrënjosjes së tyre, mbajtja e shënimeve  sa i takon përdorimit të pesticideve dhe plehrave artificiale;

• Sistematizimin e futjes në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve si dhe planet e monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive të kafshëve. 

Vlen të theksohet se në këtë video takim virtual së bashku me z. Gjinovci morën pjesë edhe stafi i agjencisë i cili është përgjegjës në fushat e listuara që duhet të përmbushen.

Deri më tani Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse të Bashkimit Evropian, gëzon një mbështetje të madhe në kuadër të projekteve të ndryshme të realizuara dhe ato në vijim, të cilat po e avancojnë dhe përgatisin agjencinë, për të rritur sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane. 

Konkluzionet e takimit do të përgatiten më vonë, ndërsa agjencisë i mbetët që në të njëjtën kohë, të bëj përpjekje maksimale që sa më parë të bëhet zbatimi i rekomandimeve.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h