Aeroporti zbaton masat anti COVID 19

Nga fillimi i paraqitjes se pandemisë COVID19 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, ka zbatuar masat e vendosura nga autoritet shtetërore kundër korona virusit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit sanitarë bashkë me Policinë e Kosovës, qëndruar me prezencën e tyre për të mbikëqyrje. I gjithë stafi i aeroportit gjithmonë manë maska, janë vendosur të gjitha shenjëzimet për mbajtje të distancës nga ana e vizitorëve. Po ashtu në hyrje dalje të aeroporti, si në shkuarje po ashtu edhe ne ardhje janë vendosur kamerat termike për matje elektronike te temperaturave të pasagjerëve.

Sfida e vetme qe po përballen autoritetet mbikëqyrëse është hapësira jashtë aeroportit ku presin qytetaret për familjaret e tyre qe vijnë në vend. Inspektoret dhe Policia janë duke ushtruar presion të vazhdueshëm për pengim të grumbullimit dhe ruajtje të distancës. U bëjmë apel qytetareve qe të dalin në pritje sa me pak persona, e preferueshme është vetëm një person qe të ulet rreziku nga përhapja e virusit. Familjaret tjerë te qëndrojnë ne shtëpitë e tyre sepse ne ketë formë ruajnë shëndetin e tyre dhe gjithë shoqërisë. Dashuria ndaj mërgimtarëve nuk shprehët vetëm me  dalje në pritje në aeroport.    

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h