6 KORRIKU - DITA BOTËRORE E ZOONOZAVE

Burimi i fotos: https://healthforanimals.org/

Zoonozat janë sëmundje që mund të barten nga kafshët te njerëzit. Në fakt dy në çdo tre sëmundje infektive tek njerëzit e kanë origjinën nga kafshët.

Kjo është arsyeja pse mbrojtja e shëndetit të kafshëve është kaq e rëndësishme. Parandalimi dhe administrimi i sëmundjes tek kafshët, është pararojë për shëndetin e njerëzve !

 

Kafshët në fermë ofrojnë një furnizim të sigurt të ushqimit, ndërsa kafshët shtëpiake në shtëpi janë shoqëruese të rëndësishme për familjet tona. Sidoqoftë, kur kafshët sëmuren kjo rrezikon edhe shëndetin e njeriut. 

Sipas të dhënave rreth 60% e sëmundjeve në botë janë zoonotike, që do të thotë se mund të përhapen nga kafshët te njerëzit.

Sëmundjet Zoonotike janë përgjegjëse për të paktën 2.4 miliardë raste të sëmundjeve tek njerëzit dhe 2.2 milion vdekje brenda vitit.

Disa nga sëmundjet zoonotike janë: Antraksi (Plasja), Gripi i Shpezëve (Influenca), Tuberkulozi, Bruceloza, Cisticerkoza, Ebola, Hepatitis-E, Leptospiroza, Listerioza, Ethet-Q, Rabiesi (Tërbimi), Infeksionet me Salmonellë dhe E. Coli, Toksoplazmoza, Trihineloza, Tularemia, Virusi i Nilit Perëndimor etj. 


Hapat e thjeshtë si larja e duarve, parandalimi i mushkonjave dhe teknikat adekuate të gatimit të ushqimit do të kufizojnë ekspozimin tuaj ndaj sëmundjeve zoonotike.

Parandalimi i sëmundjes është thelbësor si për kafshët ashtu edhe për njerëzit !


Disa fakte domethënëse

Zoonozat dëmtojnë ekonomitë: Përpjekjet globale për të menaxhuar sëmundjet me origjinë nga kafshët dhe për të parandaluar humbjen e jetës së njerëzve, mes viteve 1995 deri 2008,  kanë pasur një kosto prej 120 miliardë $ në gjithë globin.

Zoonozat kërcënojnë njerëzit: Vetëm 13 zoonoza janë përgjegjëse për  2.4 miliardë raste të sëmundjeve të njerëzve me 2.2 milion vdekje në vit.


Ndalimi i zoonozave te kafshët ruan shëndetin tonë !

Kontrolli i sëmundjeve në zhvillim: Pesë sëmundje të reja që shfaqen çdo vit, ku tre ose katër nga këto do të jenë zoonotike. Shumica e këtyre do të kenë origjinë nga jeta e egër. Përmirësimi i monitorimit të jetës së egër mund të mbrojë më mirë njerëzit dhe kafshët kundër këtyre sëmundjeve. 

Monitorimi është thelbësor: Sektori i shëndetit të kafshëve merr një rol kryesor në monitorimin e këtyre sëmundjeve që shfaqen. Ky sektor punon ngushtë me organizata globale siç është OIE, për të mbështetur monitorimin dhe menaxhimin efektiv të sëmundjeve dhe duke investuar me aftësi që të mund të luajmë një rol kryesor në menaxhimin e sëmundjeve.


COVID - 19

Në fund të dhjetorit të vitit 2019, u shfaq një sëmundje e re me etiologji të panjohur në Wuhan, Kinë. Ajo u identifikua shpejt si një koronavirus i ri, dhe lidhej me SARS-CoV dhe një numër të koronaviruseve të tjerë SARS-it që kanë lidhje me lakuriqët.

Virusi është koronavirusi i tretë zoonotik, pas SARS - CoV dhe MERS - CoV, por duket se është i vetmi virus me potencial pandemik.

Virusi u përhap me shpejtësi në të gjitha provincat në Kinë, si dhe në një numër vendesh jashtë shtetit, ku më 12 Mars, pas 20,000 rasteve të konfirmuara dhe 1,000 rasteve të vdekjeve, shpallet gjendje Pandemike me shkaktar virusin korona. 
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h